Rusia e konsideron Ukrainën përgjegjëse për vrasjen e Darya Dugina-s

“Shtetasja ukrainase Natalya Vovk realizoi vrasjen, e cila u planifikua nga shërbimet speciale ukrainase”, sipas FSB-së

Agjencia Federale ruse e Sigurisë (FSB) të hënën akuzoi autoritetet ukrainase si përgjegjëse për vrasjen e gazetares ruse Darya Dugina, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shtetasja ukrainase Natalya Vovk realizoi vrasjen, e cila u planifikua nga shërbimet speciale ukrainase”, sipas FSB-së.

Vovk mbërriti në Rusi më 23 korrik me vajzën e saj Sofia Shaban, gjithnjë sipas agjencisë së sigurisë.

“Ditën e vrasjes Vovk dhe Shaban ishin në festivalin letrar e muzikor Tradita, ku Dugina ishte e pranishme si mysafire nderi.

“Pas kryerjes së një shpërthimi të kontrolluar të makinës Toyota Land Cruiser Prado, të drejtuar nga Dugina, më 21 gusht, Vovk, së bashku me vajzën e saj, u nisën përmes rajonit të Pskovit për në Estoni”, thuhet në deklaratë.

Nëna dhe vajza e saj morën me qira një apartament në Moskë në të njëjtën ndërtesë ku jetonte Dugina për ta vëzhguar nga afër, tha agjencia e sigurisë.

Vovk për të ndjekur Dugina-n përdori një makinë Mini Cooper, shtoi FSB.

Targat e makinës janë ndryshuar disa herë, kur hynte në Rusi, në Moskë dhe kur dilte nga Ukraina, thuhet më tej.

Dugina humbi jetën nga në një shpërthim makine në periferi të Moskës të shtunën vonë.

Raportet fillestare thanë se ajo vdiq në vendin e ngjarjes, duke shtuar se babai i saj, Aleksandr Dugin, i cili ndërroi makinat minutën e fundit, ishte objektivi fillestar.

Kategoritë
BotaLajme