Rusia fillon stërvitjen ushtarake “Vostok-2022”

Në stërvitjen që do të zhvillohet në 7 poligone të Rusisë dhe në ujërat e Detit Okhotsk dhe Detit të Japonisë (Deti Lindor), përfshihen mbi 5 mijë armë dhe pajisje ushtarake, si dhe mbi 50 mijë ushtarë, 140 avionë, 60 anije luftarake.

Në Rusi filloi stërvitja ushtarake strategjike “Vostok-2022” (Lindja), në të cilën merr pjesë edhe Kina.

Sipas një deklarate nga Ministria ruse e Mbrojtjes, në stërvitjen Vostok-2022 marrin pjesë ushtarë dhe vëzhgues ushtarak nga 14 vende, përfshirë Kinën, Indinë dhe Azerbajxhanin.

Në stërvitjen që do të zhvillohet në 7 poligone të Rusisë dhe në ujërat e Detit Okhotsk dhe Detit të Japonisë (Deti Lindor), përfshihen mbi 5 mijë armë dhe pajisje ushtarake, si dhe mbi 50 mijë ushtarë, 140 avionë, 60 anije luftarake.

Stërvitja fokusohet në objektivat e ruajtjes së paqes dhe garantimin e sigurisë ushtarake në rajonin lindor të vendit dhe mbahet nën administrimin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse.

Stërvitja do të vazhdojë deri më 7 shtator.

Kategoritë
BotaLajme