Rusia mund të pranojë monedhën vendase ose Bitcoin për naftën dhe gazin e saj

Kryetari i Komitetit Shtetëror të Dumës për Energjinë, Zavalny tha se kur bëhet fjalë për “vendet mike” si Turqia dhe Kina, Rusia është e gatshme të jetë më fleksibile lidhur me pagesat.

Rusia është duke shqyrtuar pranimin e monedhës lokale ose Bitcoin si pagesë për eksportet e saj të naftës dhe gazit.

Kryetari i Komitetit Shtetëror të Dumës për Energjinë, Pavel Zavalny tha se kur bëhet fjalë për “vendet mike” si Turqia dhe Kina, Rusia është e gatshme të jetë më fleksibile lidhur me pagesat.

“Ne i kemi propozuar Kinës një kohë të gjatë që të kalojmë në pagesa në monedha kombëtare me rubla dhe juan. Me Turqinë, do të jetë lira dhe rubla. Gjithashtu mund të tregtojmë me Bitcoin”, tha Zavalny.

Ai shtoi se “vendet mike” mund të blejnë gaz natyror edhe me ar.

Duke folur rreth vendimit të Moskës, e cila kërkon që “vendet jomiqësore” të përdorin rubla për blerjen e naftës dhe gazit rus, ai tha se tani është problematike të shesësh gaz natyror në dollarë ose euro për shkak të sanksioneve.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar reagime të ashpra ndërkombëtare, duke ka çuar në sanksione financiare ndaj Moskës dhe ka nxitur një largim të kompanive globale nga Rusia.

Kategoritë
BotaLajme