Rusia nënçmon NATO-n, dërgon zyrtarë “minorë” në takim

Tensionet dhe dallimet që kanë ndërmjet vete vërehen qysh në përballjen e parë.

Pavarësisht fytyrave të ashpra  kreu i aleancës, Jens Stolenberg, priti të mërkurën në Bruksel liderët e delegacionit rus.

Bisedimet me  zëvendësministrat e jashtëm e të mbrojtës ruse nuk ishin të lehta as kur ata u bashkuan me delegacionin amerikan.

Nga takimi që ka për qëllim shmangien e luftës në Ukrainë pas kërcimit rus me 100 mijë trupa rreth kufirit fqinj nuk pati ndonjë marrëveshje.

Por këto bisedime  sipas shefit të NATO-s ishin të dobishme ngase të dy palët u pajtuan për  vazhdimin e tyre.

Moska edhe këtu përsëriti kërkesën  e saj për NATO-në  të mos zgjerohet më tej në lindje duke u zotuar se nuk do të lejojë asesi Ukrainën të bashkohet me aleancën ushtarake.

Mirëpo, ky qëndrim që shihet si një kërcënim nga  SHBA dhe perëndimi është i papranueshëm për NATO-në.

Kategoritë
BotaLajme