Rusia njofton për një tjetër shkëmbim të burgosurve të luftës me Ukrainën

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina ka liruar 107 ushtarë rus të cilët ishin në rrezik jete

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se është bërë një shkëmbim i ri i të burgosurve të luftës me Ukrainën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Më 3 nëntor, si rezultat i procesit të negociatave, 107 ushtarë rusë që ishin burgosur dhe në rrezik jete u kthyen nga territori nën kontrollin e regjimit në Kiev”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Më tej bëhet e ditur se ushtarët do të transportohen me avionë transportues ushtarakë në Moskë, ku do të trajtohen dhe rehabilitohen në ambientet mjekësore të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Gjithashtu shtuan se të burgosurve të liruar iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike.

Kategoritë
BotaLajme