Rusia njofton stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në lindje

Stërvitjet do të bashkojnë forcat ajrore, avionët ushtarak, si dhe kontingjentet ushtarake nga vende të tjera

Rusia ka njoftuar një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në pjesën lindore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia ruse e lajmeve TASS duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes raportoi se stërvitja e komandës dhe stafit strategjik ‘Vostok 2022’ do të zhvillohet nga 30 gushti deri më 5 shtator.

Stërvitjet do të bashkojnë forcat ajrore, avionët ushtarak, si dhe kontingjentet​​​​​​​ ushtarake nga vende të tjera.

Ministria ruse po ashtu hodhi poshtë lajmet në disa media të huaja se Rusia dyshohet se po kryen masa mobilizimi.

“Duam të tërheqim vëmendjen tuaj për faktin se vetëm një pjesë e Forcave të Armatosura Ruse është përfshirë në operacionin ushtarak special dhe forca e saj numerike është e mjaftueshme për të përmbushur objektivat e vendosura nga komandanti suprem”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
BotaLajme