Komisioni i Zgjedhjeve në Rusi ka refuzuar garimin e kandidatit kundër luftës Boris Nadezhdin në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.
Nadezhdin ka qenë relativisht kritik i luftës së Putin në Ukrainë edhe në kohë kur nuk janë lejuar zërat disidente në publik.
Autoritetet kanë deklaruar se më shumë se 15% e nënshkrimeve që i ka dorëzuar kandidati kanë qenë me probleme.
Ai kërkoi ta apeloj këtë vendim por komisioni refuzoi kërkesën e tij, raporton BBC.
Duke refuzuar të dorëzohet Nadezhdin ka thënë në rrjetet sociale se ai do ta sfidoj këtë vendim në Gjykatën Supreme.
Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka thënë se nga 105 mijë nënshkrimeve që ka dorëzuar Nadezhdin më shumë se 9 mijë kanë qenë me probleme./gazetametro.net