Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e dy vendbanimeve në Donetsk dhe Zaporizhzhia

Zëdhënësi Konashenkov pretendon se ushtria ruse ka marrë kontrollin e vendbanimit Klescheyevka pranë qytetit Bakhmut në rajonin e Donetskut dhe vendbanimit Lobkoia në rajonin Zaporizhzhia

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov pretendon se ushtria ruse ka marrë kontrollin e vendbanimit Klescheyevka pranë qytetit të Bakhmut në rajonin e Donetskut dhe vendbanimit Lobkoia në rajonin Zaporizhzhia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke thënë se ushtria e Rusisë vazhdon sulmet e saj, Konashenkov tha se më shumë se 30 ushtarë të Ukrainës u neutralizuan në ofensivën në drejtimin e Kupiansk-ut dhe më shumë se 40 ushtarë në drejtimin Limansky.

Ai theksoi se vendbanimi Kleshcheyevka pranë qytetit Bakhmut në rajonin e Donetskut u mor nën kontroll. “Ekipet vullnetare të sulmit, duke marrë mbështetje taktike, ajrore, raketore dhe artilerie luftarake nga Distrikti Ushtarak Jugor në drejtim të Donetskut, çliruan vendbanimin (të ashtuquajturin) Klescheyevka të Republikës Popullore të Donetskut”, tha Konashenkov.

Sipas tij, janë neutralizuar më shumë se 60 ushtarë ukrainas brenda një dite gjatë operacioneve.

Konashenkov tha se vendbanimi Lobkoia në Zaporizhzhia u mor nën kontroll. “Me sulmin e suksesshëm të trupave të Qarkut Ushtarak Lindor, u çlirua vendbanimi Lobkoia në rajonin e Zaporozhzhias”, tha ai.

Zëdhënësi Konashenkov tha se deri më tani janë rrëzuar 374 avionë, 202 helikopterë, 2.908 mjete ajrore pa pilot dhe janë shkatërruar 401 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 7.583 tanke dhe automjete të blinduara, 985 raketahedhës dhe 8.012 automjete private ushtarake ukrainase.

Kategoritë
BotaLajme