Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll edhe një fshat në rajonin Donetsk të Ukrainës

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë thuhet se forcat e saj pushtuan fshatin Yelyzavetivka, që ndodhet rreth 11 kilometra në jug të qytetit të Kurakhove, një bastion kyç i forcave ukrainase në Donetsk,ku ndodhet edhe një termocentral

Rusia pretendoi se ka marrë kontrollin e një fshati tjetër në Donetsk, rajonin lindor ukrainas, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë thuhet se forcat e saj pushtuan fshatin Yelyzavetivka, që ndodhet rreth 11 kilometra në jug të qytetit të Kurakhove, një bastion kyç i forcave ukrainase në Donetsk, ku ndodhet edhe një termocentral.

Rusia ka raportuar shpesh për përfitime territoriale në muajt e fundit teksa vazhdon ofensivën në Donetsk, ku zonat përreth qyteteve Pokrovsk dhe Kurakhove kanë parë aktivitet të shtuar.

Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar ende pretendimin e Rusisë dhe verifikimi i pavarur i pretendimit është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.

Kategoritë
BotaLajme