Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Konashenkov tha se së shpejti do të përfundojnë punimet për formimin e dokumentit përfundimtar për daljen e drithit nga portet e Ukrainës
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov njoftoi se së shpejti do të përfundojnë punimet për formimin e dokumentit përfundimtar për daljen e drithit nga portet e Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Konashenkov dha deklaratë lidhur me takimin e mbajtur më 13 korrik në Istanbul mes delegacioneve ushtarake të Türkiye-s (Turqisë), Rusisë, Ukrainës dhe delegacionit të OKB-së për të siguruar daljen e grurit nga portet e Ukrainës.
Në takim, Rusia propozoi masa për parandalimin e provokimeve, për transportin e grurit në vendet e huaja me përjashtim të përdorimit të zinxhirit të furnizues për furnizimin me armë dhe pajisje ushtarake për qeverinë e Kievit, tha Konashenkov.
“Propozimet e Rusisë u mbështetën kryesisht nga të gjithë pjesëmarrësit në konsultime. Së shpejti do të përfundojnë punimet për formimin e dokumentit përfundimtar ‘Iniciativa e Detit të Zi'”, tha ai.
– Takimi katërpalësh në Istanbul
Me pjesëmarrjen e zyrtarëve të Türkiye-s, Rusisë dhe OKB-së më 13 korrik në Istanbul u mbajt takimi ushtarak për të biseduar mbi transportin e drithit që pret në portet e Ukrainës.
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar lidhur me takimin katërpalësh për transportin e grurit nga Ukraina tha se u vendos që të formohet një qendër koordinimi në të cilën përfshihen përfaqësuesit e palëve përkatëse.
Ai tha se në takim kishte mirëkuptim për kontrolle të përbashkëta në pikat e daljes nga portet dhe mbërritjeve si dhe garantimin e sigurisë lundruese. Akar shtoi se delegacionet ukrainase dhe ruse javën e ardhshme do të mblidhen në Türkiye, ku do të rishikojnë të gjitha detajet dhe do të nënshkruajnë “masat e marra”.