Rusia rilançon markën e makinave Moskvich të epokës sovjetike

Prodhimi i makinës Moskvich të epokës sovjetike rifilloi në Rusi të mërkurën në një ish fabrikë Renault, sipas prodhuesit të kamionëve Kamaz.

Fabrika e riemëruar e automobilave në Moskë, Moskvich, pret të prodhojë 600 makina deri në fund të vitit 2022, dhe 200 prej të cilave do të jenë elektrike. Makinat duhet të jenë të disponueshme për t’u blerë në dhjetor, tha Kamaz në një deklaratë për shtyp.

Fabrika e riemëruar e automobilave në Moskë, Moskvich, pret të prodhojë 600 makina deri në fund të vitit 2022, 200 prej të cilave do të jenë elektrike.

Makinat duhet të jenë të disponueshme për t’u blerë në dhjetor, tha Kamaz në një deklaratë për shtyp . Raportet thonë se dizajni i makinës do të jetë kinez , dhe do të jetë shumë i ndryshëm nga ai origjinal i Moskvich.

Fabrika është pjesë e një marrëveshjeje tetëvjeçare me Kamaz për prodhimin e automjeteve të prodhimit vendas. Në vitin 2023 do të montohen të paktën 50,000 makina, 10,000 prej të cilave do të jenë elektrike.

Rinisja vjen ndërsa Rusia përpiqet për një ekonomi të vetë-mjaftueshme, ndërsa financat e vendit vazhdojnë të mbyten nga sanksionet perëndimore dhe pasojat e tjera të pushtimit të saj të Ukrainës./CNBC/

Kategoritë
BotaLajme