Yulia Navalnaya u shtua në listën e terroristëve dhe ekstremistëve në faqen e internetit të Shërbimit të Monitorimit financiar të Federatës Ruse (Rosfinmonitoring)
Rusia shtoi në listën e terroristëve dhe ekstremistëve Yulia Navalnaya, gruan e opozitarit rus Alexei Navalny i cili vdiq në burg në muajin shkurt, transmeton Anadolu.
Yulia Navalnaya u shtua në listën e terroristëve dhe ekstremistëve në faqen e internetit të Shërbimit të Monitorimit financiar të Federatës Ruse (Rosfinmonitoring).
Më 9 korrik, një gjykatë në Rusi lëshoi urdhër arresti në mungesë për Navalnaya-n e cila u përcaktua se ka vepruar për organizatat ekstremiste.
Shërbimi Federal i Rusisë për Burgjet njoftoi se Alexei Navalny vdiq në burg më 16 shkurt.