Rusia tërhiqet nga UEFA të martën?

Të martën, më 27 dhjetor, Federata Ruse e Futbollit do të marrë një vendim nëse do të tërhiqet nga UEFA, organi qeverisës i Evropës për futbollin. Për shkak të pushtimit të Ukrainës, Rusia është nën sanksione, kështu që kombëtarja ruse dhe klubet ruse janë të ndaluara të marrin pjesë në garat e FIFA-s dhe UEFA-s.

“Ky vendim sigurisht që do të ndikojë në zhvillimin e futbollit rus në dhjetë vitet e ardhshme. Ne filluam të flasim për këtë, por ramë dakord që së pari duhet të analizohen të gjithë skenarët e mundshëm dhe pasojat e tyre,” tha presidenti i RFS, Aleksandar Djukov.

Rusët u goditën më shumë nga fakti që kombëtarja u përjashtua nga eliminatoret për Botërorin dhe se nuk mori pjesë fare në eliminatoret për Kampionatin Evropian. Që nga pezullimi, Rusia ka luajtur vetëm tre ndeshje, ato ishin miqësore me Kirgistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin.

“Mjafton vetëm të krahasojmë qëndrimin e Azisë dhe Evropës ndaj nesh. Në Azi kemi 48 kombëtare dhe vetëm dy ose tre nuk duan të luajnë kundër nesh. Kjo është krejtësisht ndryshe nga ajo që po ndodh në Evropë, sepse këtu më shumë se gjysma e kombëtareve nuk duan të luajnë kundër nesh”, tha Gjukov.

Ai shtoi se të luajë pa flamur dhe himn është gjithashtu një opsion dhe se është më e pranueshme për të sesa situata në të cilën ndodhet tani Federata e Futbollit të Rusisë.

Kategoritë
Sport