Rusia vazhdon të lëshojë pasaporta në rajonet që ajo kontrollon në Ukrainë

Presidenti rus Putin nënshkroi dekretin më 11 korrik për të lehtësuar marrjen e shtetësisë ruse në të gjitha rajonet e Ukrainës

Rusia vazhdon të lëshojë pasaporta për qytetarët që duan të bëhen shtetas rusë në rajonet që ajo kontrollon gjatë luftës me Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me nënshkrimin e dekretit që lehtëson dhënien e shtetësisë ruse për të gjithë ukrainasit nga presidenti rus, Vladimir Putin, pasaportat u lëshohen atyre që aplikojnë për shtetësi ruse në rajonet e sekuestruara të Ukrainës.

Pasaportat ruse filluan të shpërndahen më 11 qershor në qytetet ukrainase Melitopol dhe Kherson.

Sipas lajmeve të mediave ruse, më shumë se 70 mijë ukrainas në rajonin e Zaporozhzhias kanë aplikuar për shtetësi ruse.

Me vendimin që nënshkroi në vitin 2019, Putin lehtësoi marrjen e nënshtetësisë ruse për ata që jetojnë në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës. Më 25 maj u përfshinë edhe ata që jetojnë në rajonet Kherson dhe Zaporozhzhia të Ukrainës.

Putin nënshkroi dekretin më 11 korrik për të lehtësuar marrjen e shtetësisë ruse në të gjitha rajonet e Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme