Rusia vendos në listën e të kërkuarve hetuesin e GJNP-së që lëshoi urdhër arrest për Putinin

“Khan Karim Asad Ahmad, i lindur më 30 mars 1970, anglez, kërkohet sipas nenit të Kodit Penal të Federatës Ruse”, thuhet në bazën e të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Rusisë

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) në Hagë, i cili lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin, është vënë në listën e të kërkuarve në bazën e të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë, transmeton Anadolu (AA).

“Khan Karim Asad Ahmad, i lindur më 30 mars 1970, anglez, kërkohet sipas nenit të Kodit Penal të Federatës Ruse”, thuhet në bazën e të dhënave, pa specifikuar ndonjë artikull.

Komiteti Hetues i Federatës Ruse në mars hapi një çështje penale kundër prokurorit dhe gjyqtarëve të GJNP-së, të cilët lëshuan një urdhër arresti për presidentin e Rusisë.

Kategoritë
BotaLajme