Ylli brazilian Neymar (32) është rikthyer zyrtarisht në Santos, klubin ku filloi karrierën e tij profesionale, dhe tani është bërë e ditur se sa do të fitojë.
Neymar ka nënshkruar një kontratë gjashtëmujore me Santosin pas prishjes me marrëveshje të kontratës me klubin saudit Al-Hilal, ku fitonte një pagë marramendëse prej 155 milionë eurosh në vit.
Në Santos, ai do të marrë një pagë mujore prej 161,500 eurosh, shkruan “De Primeira”, që shton se kjo shumë ka habitur shumë njerëz.
Kontrata është e veçantë edhe sepse ish-ylli i Barcelonës do të mbajë 90 për qind të të drejtave të imazhit të tij, gjë që i mundëson të ardhura shumë më të larta jashtë pagës bazë.
Ky model kontrate i ngjan periudhës së tij të mëparshme në Santos, nga viti 2010 deri në 2013, kur fitonte një pagë bazë prej 48,400 eurosh në muaj.
Megjithatë, falë të drejtave të marketingut, të ardhurat e tij atëherë arrinin rreth 533,000 euro në muaj.
Përndryshe, qëndrimi i Neymarit te Al-Hilal u karakterizua nga një sërë lëndimesh që e kufizuan atë në vetëm shtatë paraqitje dhe një gol të shënuar gjatë 17 muajve.