Nga kthimi i legjendës së boksit, Mike Tyson, në ring na ndajnë vetëm tre ditë, dhe ndeshja absurde kundër Jake Paul sigurisht që do të tërheqë shumë shikues nga e gjithë bota.
Këtë e dëshmon edhe pagesa totale e kësaj ndeshjeje, e cila, sipas burimeve të ndryshme, arrin në një shumë marramendëse prej 80 milionë dollarësh. Tyson-it i janë garantuar 20 milionë dollarë, ndërsa Paul-it, 31 vite më i ri, i janë garantuar 40 milionë dollarë.
20 milionët e mbetura mund të jenë të destinuara për Mike në rast fitoreje ose mund të shkojnë te organizatorët dhe pjesëmarrësit e tjerë të këtij eventi.
Ndeshja është shumë kontroverse në vetvete, veçanërisht për shkak të moshës së legjendës së boksit, por duket se dikush ka vendosur të paguajë mirë për këtë shfaqje. Kujtojmë që Tyson, natën nga e premtja në të shtunë, do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë profesionale pas gati dy dekadash dhe meçit kundër Kevin McBride.
Mike i vari dorezat në vitin 2005, të paktën për karrierën profesionale, pasi katër vite më parë zhvilloi një ndeshje ekshibicionale kundër Roy Jones Jr.