“Sa keq që nuk ndodhi për ditëlindjen e Putinit”, në Kiev lumturohen për urën e shpërthyer

Banorët e Kievit janë shprehur tepër të lumtur për shpërthimin e një pjesë të urës së vetme që lidh Krimenë me Rusinë, një operacion i ndërmarrë këtë të shtunë nga forcat ushtarake ukrainase. Ura ishte një ndër rrugët kryesore nga ku forcat ruse në Ukrainë furnizoheshin me armë dhe ushqime.

Në rrugët e Kievit, një pikturë gjigante e urës duke shpërthyer është vendosur në kornizë, ku kalimtarët ndalojnë për të bërë foto. “Mendoj se të gjithë ukrainasit po e prisnin një gjë të tillë”, thotë për Reuters 57-vjeçarja Svetlana Stepun. Teksa qëndron para pikturës, 21-vjeçari Sehii Karas, i cili është larguar nga Zaporizhia në jug të vendit, ku luftimet janë të ashpra, thotë se shpërthimi i urës ka përmirësuar moralin e të gjithëve.

Ndërsa një banore e Kievit, Anastasiya Hlynchak, tha: “Është një lajm tepër i këndshëm. Më vjen keq vetëm që nuk ndodhi dje, për ditëlindjen e Putinit”.

Piktura është quajtur “Ura e pambukut”. Ukrainasit përdorin fjalën “pambuk” për të tallur propagandën ruse, e cila fsheh faktin që shpërthimet në tokën ruse ndodhin për shkak të sulmeve të Ukrainës, u përurua me bujë të madhe nga vetë Vladimir Putin. Shkatërrimi i një pjesë kaq të rëndësishme të infrastrukturës ruse vjen në një moment kur ushtria e saj po has vështirësi në Ukrainë dhe po pëson humbje territori.

Kategoritë
Lajme