Një studim i ri i kryer në Shtetet e Bashkuara thotë se i duhen pothuajse dy muaj që personi mesatar të vërejë rezultatet nga stërvitja.
Nëse po përpiqeni të humbni peshë, mos u dekurajoni nëse trupi juaj mezi duket ndryshe pas një muaji.
Sipas një studimi të fundit, një personi mesatar i duhen pak më shumë se gjashtë javë të një regjimi të ri fitnesi përpara se të shohë një ndryshim fizik. Kur shohin rezultate, 54 për qind thonë se është “më e lehtë” të ruajnë rutinën e tyre.
Sondazhi me 2000 të rritur zbulon qëllimet që i motivojnë njerëzit për të ushtruar, më së shumti për të humbur një peshë të caktuar (43 përqind), për të rritur forcën e tyre të përgjithshme (43 përqind) dhe për të rritur lëvizshmërinë e tyre të përgjithshme (35 përqind).
Megjithatë, 48 për qind janë të shqetësuar për një humbje të mundshme të motivimit për të vazhduar stërvitjen dhe 65 për qind besojnë se motivimi për të rritur nivelin e aftësisë fizike zbehet me kalimin e kohës.
Sipas të anketuarve, motivimi për të vazhduar zgjat rreth katër javë përpara se të nevojitet një shtytje e re.
Sondazhi, i porositur nga Optimum Nutrition dhe i kryer nga TalkerResearch, zbulon se ushqimi ndikon ndjeshëm në nivelin e motivimit për të ushtruar (89 përqind), me 29 përqind të të anketuarve që besojnë se nuk marrin mjaftueshëm proteina në dietën e tyre.