Sadio Mane për herë të dytë zgjidhet lojtari më i mirë në Afrikë

Vendi i dytë i takoi sulmuesit egjiptian Mohamed Salah të Liverpoolit ndërsa i treti u zgjodh portieri i Senegalit në Chelsea, Edouard Mendy.

Sulmuesi i Senegalit, Sadio Mane (30) për herë të dytë në karrierë fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në Afrikë.

“Sulmuesi senegalez Sadio Mane u shpall si lojtari më i mirë në Afrikë në ndarjen e çmimit të CAF 2022, pasi udhëhoqi Luanët e Terangas drejt titullit të parë të Kupës së Kombeve të Afrikës”, thuhet në deklaratën e Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF).

Vendi i dytë i takoi sulmuesit egjiptian Mohamed Salah të Liverpoolit ndërsa i treti u zgjodh portieri i Senegalit në Chelsea, Edouard Mendy.

Mane ndihmoi Senegalin të fitonte titullin e Kupës së Kombeve të Afrikës 2022 ndërsa titullin e futbollistit më të mirë të vitit e kishte fituar edhe në vitin 2019.

Ai me skuadrën e tij Liverpool gjithashtu fitoi UEFA Ligën e Kampionëve, UEFA Super Kupën dhe njëherësh Kampionatin Botëror të Klubeve të FIFA-s.

Mane ishte një nga lojtarët kyç të Liverpoolit, kur “Reds-at” fituan titullin e Ligës së Kampionëve 2019 dhe trofeun e shumëpritur të Premier Ligës Angleze 2020.

Sulmuesi anësor i Liverpoolit ka regjistruar 269 paraqitje dhe ka shënuar 120 gola dhe 48 asiste.

Në qershor, pas gjashtë sezonesh në Anfield, senegalezi u transferua te Bayern Mynihu, me të cilin nënshkroi kontratë 3 vjeçare.

Kategoritë
Sport