Me çdo ditë që kalon, një ribashkim mes Viktor Gyokeres dhe Ruben Amorim duket gjithnjë e më i mundshëm dhe një raportim i ri ka bërë me dije se kjo mund të ndodhë këtë verë.
Gyokeres i cili ka shënuar 29 gola në 25 ndeshje për Sporting Lisbonën këtë sezon, tashmë e ka ndarë mendjen se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në të ardhmen.
Deri më tani, klube si Liverpool, Bayern Munich dhe Barcelona janë lidhur së bashku me Arsenalin, me këta të fundit që po kërkojnë një sulmues të ri në janar pas lëndimit të Gabriel Jesus.
Por tash e disa kohë, favoriti kryesor për shërbimet e suedezit ka qenë Manchester United.
Në fakt, në nëntor të vitit të kaluar ishte raportuar se Gyokeres dëshiron kalimin në ‘Old Trafford’ sipas The Sun.
Dy muaj më vonë dhe një tjetër raportim ka përsëritur qëllimin e Unitedit. The Independent ka sugjeruar se ‘Djajtë e Kuq’ shpresojnë që të sigurojnë shërbimet e tij në verë.
Edhe një herë tjetër, Arsenali është përmendur pasi ata e kanë diskutuar emrin e Gyokeres pas problemeve të vazhdueshme në sulm.
26-vjeçari në ndërkohë, do të dëshironte të punonte sërish me Ruben Amorim, pasi ai tashëm e kishte çuar karrierën e tij në një nivel tjetër tek Sportingu.