Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Mesfushori i Bournemouthit, Ryan Christie ka bërë një ndërhyrje të rrezikshme ndaj yllit të Arsenalit, Bukayo Saka, i cili përfundoi i gjakosur, por lojtari nuk u ndëshkua fare nga gjyqtari.

Arsenali është duke luajtur sot (e shtunë) në shtëpi ndaj Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsinë minimale të vendasve, të cilët shënuan me anë të Saka (45’) nga penalltia, e cila u nxor nga Kai Havertz.

Megjithatë, Saka mund të kishte përfunduar jashtë fushës fare në fillim të ndeshjes.

Ylli i Arsenalit u faulua ashpër nga kundërshtari i tij, Christie, i cili e goditi fortë dhe me taka në këmbën e tij të majtë.

Saka mbeti i rrëzuar, i gjakosur e me shenj në këmbën e tij, por gjyqtari befasoi duke mos e ndëshkuar fare lojtarin e Bournemouthit.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 11-të të takimit.

 

Kategoritë
Sport