Ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili po luan në formën më të mirë të jetës së tij dhe po udhëheq Liverpoolin drejt titullit të ri në Ligën Premier, ka njoftuar edhe një herë largimin e tij nga Anfield në një intervistë emocionuese.
Duke folur për TNT Sports, Salah zbuloi se si donte që tifozët e Liverpoolit ta kujtonin nëse periudha e tij në Anfield përfundon këtë verë.
“Dua që tifozët të kujtojnë se i dhashë të gjitha tifozëve, ia dhashë të gjitha qytetit. Isha këtu, nuk isha dembel, thjesht e shijova futbollin tim dhe i dhashë të gjitha”, ka thënë fillimisht egjiptiani.
“Unë mendoj se kjo është ajo që ka të bëjë qyteti – ata të japin dashuri dhe ti ke një lidhje me ta sepse jep gjithçka. Unë dua që ata të kujtojnë se isha këtu për tetë vjet dhe i dhashë të gjitha”.
Në të njëjtën kohë, Salah nuk mundi t’i siguronte tifozët e Liverpoolit se do të qëndrojë përtej këtij sezoni.
“Nëse qëndroj në këtë vend, do të mendoj për këtë [të thyej më shumë rekorde me Liverpoolin]. Por deri më tani, unë jam duke menduar vetëm për të fituar Ligën Premier, dhe do të shohim në fund të sezonit”, përfundoi Salah.
Kontrata e 32-vjeçarit me Liverpoolin skadon këtë verë dhe nuk ka asnjë indikacion se ku qëndron e ardhmja e tij.
Forma e Salah është një nga arsyet kryesore për pozicionin kryesor të Reds në Ligën Premier, pasi në 27 ndeshje, ai regjistroi 25 gola dhe 16 asistime. /Telegrafi/