Futbollistët e Liverpoolit sot fituan titullin e 20-të të kampionit të Anglisë, dhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit në ndeshjen kundër Tottenhamit (5:1) pasoi një festë e madhe në fushën e “Anfieldit”.
Lojtarët e Liverpoolit këndonin, kërcenin dhe festonin në fushë, ndërsa veçanërisht i gëzuar ishte Mohamed Salah, sulmuesi që me lojën dhe golat e tij dha kontributin më të madh në suksesin e “The Reds”.
Salah, që dukej shumë i disponuar, po argëtohej, dhe në një moment, ndërsa po përgatitej për t’u fotografuar me disa bashkëlojtarë, iu afrua Darwin Nunez me një shishe pijesh alkoolike.
Egjiptiani e paralajmëroi me gjeste dhe përmes të qeshurës që të mos e lagte me pije, për shkak të bindjeve të tij të njohura fetare.
Megjithatë, Nunez nuk e mori parasysh paralajmërimin dhe shfrytëzoi momentin kur Salah i kishte kthyer shpinën për ta lagur me alkool.
Nunez u largua menjëherë nga Egjiptiani, ndërsa edhe ky moment nuk ia prishi festën Salahut, i cili vazhdoi të kënaqej dhe të fotografohej me bashkëlojtarët.
Ndërsa disa e kanë cilësuar këtë veprim si një shaka të këndshme për shkak të miqësisë mes dy lojtarëve, shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë dënuar Nunezin për mungesë respekti ndaj Salahu.