Salah tejkalon Gerardin me 121 gola të shënuar për Liverpoolin

Mohamed Salah tejkaloi legjendën e Liverpoolit, Steven Gerard (120 gola) ndërsa u rendit i dyti pas Robbie Fowler (128 gola) me më së shumti gola të shënuar në historinë e ligës.

Futbollisti egjiptian Mohamed Salah, i cili shënoi golin e vetëm për Liverpoolin në ndeshjen që e fituan ndaj Manchester Cityt në Premier Ligën Angleze, la pas edhe një nga lojtarët legjendarë të klubit.

Salah arriti një sukses të rëndësishëm statistikor pasi shënoi 121 gola në ligë prej të cilëve 3 këtë sezon.

Ai e tejkaloi njërin nga emrat legjendarë të Liverpoolit, Steven Gerard (120 gola), ndërsa u rendit i dyti pas Robbie Fowler (128 gola) me më së shumti gola të shënuar në historinë e ligës.

Salah gjithashtu arriti tek numri i golave të yllit belg Romelu Lukaku në ligë.

Kategoritë
Sport