Salahut iu dhanë shishe me ujë ndërsa ishte duke agjëruar, reagimi i tij emocionoi botën myslimane

Shumë futbollistë që luajnë në Premierligën angleze janë gëzuar me lajmin se ndeshjet do të ndërpriten për një kohë të shkurtër në mënyrë që lojtarët që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit të mund ta prishin agjërimin, e njëri prej tyre është edhe Mohamed Salah.

Liverpool kaloi një moment të keq në fundjavë kundër Manchester Cityt. Skuadra nga Anfield pësoi një disfatë të rëndë me rezultat 4:1, dhe një nga pikat e pakta të ndritura ishte pikërisht Salah.

Goli i tij i dha epërsinë kuqezinjve, i cili u pasua me një kolaps total të kuqezinjve dhe një triumf bindës të kampionëve aktualë të Anglisë.

Trajneri i mysafirëve Jurgen Klopp bëri katër zëvendësime në minutën e 70-të dhe ndër të tjera u desh të linte lojën futbollisti egjiptian, i cili më pas kaloi në pankinë.

Ai është dikush që njihet si një nga sportistët që praktikojnë Islamin, gjë që e dëshmon sa herë që bie në sexhde pasi shënon gol.
Se sa kujdeset për fenë e tij ai e dëshmoi në ndeshjen e së shtunës, kur një nga ndihmësit e trajnerëve pas ndërrimit i dha një shishe me ujë, të cilën e la mënjanë, pasi gjatë muajit të Ramazanit praktikon agjërimin (të përmbahet nga ushqimi dhe pijet). .

Mohamed Salah shënoi 23 gola dhe bëri 11 asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Kategoritë
Sport