Salla më e preferuar e dasmave ”Societe Events” prezanton dy projekte të reja

Societe Events, e njohur si një ndër sallat më të preferuara për organizimin e dasmave në Kosovë, ka njoftuar për lansimin e dy projekteve të reja, që pritet të sjellin një frymë të re dhe inovative në botën e ngjarjeve të veçanta.

Projektet “Societe Class (Open Air)” dhe “Societe Museum” janë të dizajnuara për të ofruar përvoja unike, duke kombinuar elegancën tradicionale me sofistikimin bashkëkohor, për të krijuar kujtime të pashlyeshme për çiftet dhe të ftuarit e tyre.

Duke planifikuar të hapë dyert e saj në vitin 2025, Societe Class (Open Air) është një hapësirë e re që sjell një nuancë amerikane në organizimin e dasmave dhe ngjarjeve të tjera të rëndësishme. Kjo sallë është dizajnuar për të kombinuar elegancën dhe traditat shqiptare me stilin dhe sofistikimin amerikan, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe të paharrueshme për çiftet që kërkojnë diçka të re dhe ndryshe.

Societe Museum, projekti tjetër i ri nga Societe Events, sjell një kombinim të veçantë të elegancës dhe hapësirës së gjerë. Me një sipërfaqe të brendshme prej 1500m² dhe një ambient të jashtëm prej 2500m², kjo sallë e re dasmash është e dizajnuar për të ofruar një përvojë të sofistikuar dhe luksoze, të përshtatur për çdo lloj ngjarjeje të veçantë.

Pronarët e Societe Events, Enon Turtulla dhe Alban Nushi, kanë thënë se synojnë të tejkalojnë çdo pritshmëri dhe të ofrojnë ambiente që nuk janë vetëm të bukura, por edhe të mbushura me emocion dhe kujtime të pashlyeshme. Ata besojnë se këto hapësira të reja do të krijojnë një standard të ri në organizimin e dasmave në Kosovë.

Me lansimin e “Societe Class (Open Air)” dhe “Societe Museum”, Societe  vazhdon të mbajë vendin e saj si lider në organizimin e dasmave dhe ngjarjeve të tjera të veçanta në Kosovë. Këto dy projekte të reja janë dëshmi e përkushtimit  për të ofruar përvoja të pakrahasueshme dhe për të sjellë inovacion në çdo aspekt të organizimit të dasmave./Gazeta e Re

Kategoritë
LajmeTë ndryshme