Samiti i Medias Turqi-Afrikë vazhdon edhe në ditën e dytë

Güner tha se siç dëshmohet në të gjithë botën, COVID-19 zbulon se sa të brishtë jemi në fushën e sistemit global dhe komunikimit global

Në ditën e dytë të Samitit të Medias Turqi-Afrikë, të organizuar nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, u mbajt sesioni i titulluar “(Ç)Rregullimi Ndërkombëtar në një epokë krize të vazhdueshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Moderatori i sesionit ishte Shef i Departamentit të Diplomacisë Publike i Kryesisë së Komunikimeve, Oğuz Güner, i cili tha se kemi kaluar një krizë globale dhe se koncepti i çrregullimit ndërkombëtar diskutohet edhe nga ekspertë, politikëbërës, akademikë dhe shoqëri dhe fatkeqësisht nuk mund të bëhet një përkufizim real i çrregullimit ndërkombëtar.

Güner tha se siç dëshmohet në të gjithë botën, COVID-19 zbulon se sa të brishtë jemi në fushën e sistemit global dhe komunikimit global.

“Pandemia në të njëjtën kohë iu ofroi një mundësi aktorëve globalë për të fokusuar në problemet e rendit. Është e nevojshme të parashtrohen disa rregulla strukturore pa shkaktuar asnjë dilemë në sistemin ndërkombëtar. Si duhet t’i vlerësojmë krizat? Si duhet t’i komentojmë ndryshimet në nivelin ndërkombëtar? Nëse mund të zhvillojmë programe reformash, nëse mund të krijojmë në ekosistem, mund të adaptohemi edhe në vlerat universale dhe në të njëjtën kohë të gjithë botën mund ta bashkojmë me besim”, u shpreh ai.

– Rrjetet sociale përfituan nga globalizimi

Kreu i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme (ORSAM) Ahmet Uysal tha se ka disa shenja që tregojnë për mungesë rregulli.

Duke folur lidhur me këto shenja, Uysal tha se Amerika ka pushtuar Irakun dhe Afganistanin pa asnjë bazë ligjore.

“Njëri nga anëtarët e OKB-së sërish veproi në kundërshtim me ligjin dhe me aneksim të tokës pushtoi (Ukrainën). Nuk kishte shtet përveç Turqisë dhe disa të tjerëve që kundërshtuan”, tha ai.

Ai shtoi se është bërë një rend i ri botëror, rrjetet sociale përfituan nga globalizimi dhe se këto kanë burime shumë të mëdha të parave.

– “Jemi përballë një lufte hibride”

Kılıç Buğra Kanat, drejtori i hulumtimeve pranë SETA-Washington DC tha se ka një përpjekje në rritje për reforma për të sjellë sistem në rendin ndërkombëtar.

Ai foli rreth tri sfidave në këtë drejtim: “Njëri prej tyre konflikti global. Kemi dy lloje të konflikteve pranë nesh. Mund të shkaktojë një problem serioz të paqëndrueshmërisë. E dyta, një dimension tjetër i një konflikti global është një rivalitet i ri superfuqish midis SHBA-së dhe Kinës. Fillimisht nisi si luftë tregtare, po drejtohet kah lufta teknologjike. Kjo ka edhe përmasa gjeopolitike, politike dhe strategjike. Kjo ka një reflektim shumë serioz në fushën e teknologjisë”.

Duke folur për luftën në Ukrainë Kanat tha se “Dimensioni veçanërisht i rëndësishëm i luftës në Ukrainë është se jemi përballë një lufte hibride”.

Ai theksoi edhe çështjen e sigurisë së njeriut, duke thënë se tani askush nuk fol rreth COVID-19, por ka një pandemi serioze të Omicronit në disa vende të Azisë Jugore.

Kanat u shpreh se nëse merren parasysh paralajmërimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është e nevojshme të përgatitemi për një pandemi të re, duke theksuar rëndësinë e gatishmërisë së vendeve, veçanërisht për vendosjen e maskave dhe respiratorëve.

“Nuk është një kërcënim i ri. Në dy vitet e fundit, koncepti i refugjatëve klimatikë është përdorur gjithnjë e më shumë sot”, tha ai duke folur rreth ndryshimeve klimatike.

Kategoritë
BotaLajme