“Sancar”, anija luftarake turke pa pilot së shpejti në përdorim

“Sancar” është prodhuar në bashkëpunim mes kompanive turke në sektorin e industrisë së mbrojtjes, HAVELSAN dhe Yonca-Onuk.

Anija luftarake turke pa pilot “Sancar” u prezantua për herë të parë për publikun në Ekspozitën Afrikane të Aviacionit dhe Mbrojtjes AAD 2022 që u mbajt në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Pretoria, dhe së shpejti mund të jetë në përdorim.

“Sancar” është prodhuar në bashkëpunim mes kompanive turke në sektorin e industrisë së mbrojtjes, HAVELSAN dhe Yonca-Onuk.

Në panair marrin pjesë edhe shumë kompani të tjera turke, përfaqësues të sektorit të industrisë së mbrojtjes turke, përfshirë edhe kompaninë HAVELSAN.

– 20 kompani turke

Drejtori i përgjithshëm i HAVELSAN, Mehmet Akif Nacar tha për Anadolu Agency (AA) se në panair marrin pjesë më shumë se 20 kompani turke dhe se kompania e tyre po merr pjesë në panair për herë të parë në këtë rajon.

Ai theksoi se HAVELSAN ka punuar në zhvillimin e biznesit në Afrikë që nga viti 2020.

“Shohim se mund të bëjmë biznes në këtë rajon si në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e mbrojtjes, ashtu edhe me modele të ndryshme financimi”, tha Nacar.

– Interes i madh për mjetet detare

Ai theksoi se në panair kanë ekspozuar prodhimet e tyre në fushën e sistemeve të kontrollit komandues, menaxhimit luftarak dhe sistemeve autonome pa pilot.

“E dimë se ka shumë interes për automjetet detare në Afrikë. Shpresojmë që automjetet autonome pa pilot të gjejnë vendin e tyre edhe në tregun e këtushëm”, shpjegoi Nacar.

Ai komentoi edhe afatin e mundshëm për vendosjen e sistemeve autonome në inventar.

“Kemi bërë teste në terren për një kohë të gjatë. Tani janë marrë disa vendime. Shumë shpejt deri në fund të vitit do të mund të shohim prodhimet e para në terren”, tha Nacar.

Kategoritë
BotaLajme