Sanksionet e BE-së kundër Rusisë goditën sektorin gjerman të inxhinierisë

Një kompani inxhinierike gjermane lindore është goditur rëndë nga sanksionet perëndimore kundër Rusisë. 

Lidhjet dekadash të biznesit janë ndërprerë dhe dërgesat e mallrave duhej të ndaleshin pothuajse brenda natës.

“Ekonomia ruse është në rrugën e duhur për t’u përgjysmuar,” tha Joe Biden në mars të vitit të kaluar, ndërsa paralajmëroi sanksionet e vendosura kundër Rusisë pas pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës, transmeton oranews.

Instituti për Financat Ndërkombëtare (IIF) parashikoi një rënie prej 15% të PBB-së ruse në vitin 2022. JP Morgan parashikoi një tkurrje prej 12%. Vetë teknokratët rusë e paralajmëruan privatisht Putinin për një rënie të mundshme prej 30%.

Kategoritë
BotaLajme