Sanksionet ruse mbi gazin mund t’i kushtojnë Gjermanisë 5.4 miliardë dollarë më shumë për vit

Pas vendimit të Rusisë për ndalimin e furnizimit me gaz për Gazprom Germania, Berlinit zyrtar do t’i duhet që të blejë 10 milionë kub gaz natyral ekstra për çdo ditë.

Sanksionet ruse ndaj Gazprom Germania dhe degët e saj mund t’u kushtojnë taksa paguesve gjermanë rreth 5 miliardë euro më shumë për vit, në mënyrë që të paguhet gazi zëvendësues.

Këto raporte vijnë nga gazeta javore German Welt am Sontag, të cilët cituan përfaqësuesit e industrisë, transmeton Telegrafi.

Gjatë muajit maj shteti Rus vendosi që të ndaloi furnizimin e Gazprom Germania, e cila ishte një degë e Gazpromit në Gjermani, kjo pas vendimit të Berlinit zyrtar të cilët e morën kompaninë nën administrimin e tyre pas agresionit rus në Ukrainë.

Që nga atëherë, rregullatorit të energjisë Bundesnetzagentur, agjenci kjo e cila është administruese e kompanisë, i është dashur që të blejë gaz zëvendësues në tregjet e ndryshme kjo pasi që atyre u duhet të përmbushin kontratat për furnizim të nevojave komunale dhe me furnizuesit të tjerë rajonal.

Një zëdhënës nga ministria gjermane e ekonomisë tha se rreth 10 milionë metra kub gaz nevojiten për nevoja ditore, duke i konfirmuar burimet dhe shifrat e cituara nga gazeta. /Telegrafi/

Kategoritë
BotaLajme