Sanna Marin: Edhe politikanët kanë nevojë për argëtim

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka qenë kryetemë ditëve të fundit pasi i dolën disa video të saj duke kërcyer e më pas edhe një fotografi e dy vajzave duke u puthur në rezidencën e saj, raporton The Guardian.

Pas gjitha lajmeve, kryeministrja finlandeze ka reaguar duke thënë se edhe politikanët kanë nevojë për argëtim.

Unë jam njeri,” u tha Marin gazetarëve të mërkurën në një konferencë, duke e përshkruar javën e kaluar si “mjaft të vështirë”. Në prag të lotëve, ajo tha se edhe ajo ndonjëherë dëshiron “për gëzim, dritë dhe argëtim mes reve të errëta”.

36-vjeçarja kur u zgjodh kryeministre në vitin 2019 tha: “Nuk kam humbur asnjë ditë pune. Unë dua të besoj se njerëzit do të shikojnë atë që bëjmë në punë dhe jo atë që bëjmë në kohën tonë të lirë.”

Ajo tha se nuk kishte lënë “asnjë detyrë të vetme pa bërë – dhe as këtë nuk do ta lë në mes. Po mësoj. Por unë po e bëj punën time ashtu siç e kam bërë deri tani. Unë jam duke menduar për Ukrainën, unë jam duke menduar për ju dhe unë jam duke bërë punën time.”

 

Kategoritë
BotaLajme