Saqqara, rajoni historik i Egjiptit që hedh dritë mbi antikitetin qindravjeçar

Rajoni historik Saqqara, i cili përdorej si vendbanim në Egjiptin e lashtë dhe ku ka varre mbretërore, tempuj dhe piramida të vogla, konsiderohet një muze i hapur.

Rajoni historik shekullor Saqqara në Giza të Egjiptit hedh dritë mbi periudhën e lashtë të vendit me strukturat, varrezat mbretërore dhe piramidën Zoser, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit në faqen zyrtare të Ministrisë egjiptiane të Turizmit, rajoni historik Saqqara në qytetin e Gizës strehon shumicën e artefakteve historike nga Egjipti i lashtë.

Rajoni historik Saqqara, i cili përdorej si vendbanim në Egjiptin e lashtë dhe ku ka varre mbretërore, tempuj dhe piramida të vogla, konsiderohet një muze i hapur.

Në rajonin Saqqara gjenden edhe varrezat e banorëve të kryeqytetit antik të vendit, Memphis ku ka varreza mbretërore, tempuj dhe piramida të vogla që datojnë në shekuj të ndryshëm, para Krishtit gjithashtu ekzsiton edhe piramida Zoser, e cila vlerësohet të jetë ndërtuar në vitet 2700.

Piramida Zoser emrin e ka marrë nga mbreti Zoser, i cili ishte një anëtar i dinastisë së 3-të të Faraonit që sundoi në Egjipt në shekullin e 27-të, dhe njihet si piramida e parë dhe më e madhe në historinë e Egjiptit ndërtuar nga blloqe guri.

Përveç piramidës Zoser, e quajtur edhe si piramida e shkallëve, në rajon ka varre të disa mbretërve që i përkasin dinastisë së 5-të dhe të 6-të të faraonit ku gjendet një tempull dhe një varrezë e shenjtë e kafshëve.

– Vazhdojnë zbulimet e reja

Në një deklaratë me shkrim dje nga Ministria e Turizmit dhe Artefakteve Historike egjiptiane, thuhet se gërmimet arkeologjike vazhdojnë prej kohësh në rajonin historik Saqqara ndërsa u zbuluan 250 mumie dhe 150 statuja të vlerësuara që datojnë në vitet 500 para Krishtit.

 

Thuhet se varret e gjetura ishin zbulimi më i madh në rajonin Saqqara që nga fillimi i gërmimeve arkeologjike në vitin 2018.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se mumiet në 250 arkivole me ngjyrë druri ishin ruajtur mirë.

– Një papirus që besohet të jetë pjesë e “Librit të të Vdekurve” u gjet në varr

Në një prej varreve u zbulua një papirus me 250 mumie, i cili mendohet se përmban pjesë nga “Libri i të Vdekurve”.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Suprem të Artefakteve Historike, Mustafa Veziri i lidhur me Ministrinë e Turizmit të Egjiptit tha se në një nga varret e hapura është gjetur një papirus, i cili konsiderohet se përmban informacione nga “Libri i të Vdekurve”.

Veziri deklaroi se papirusi i gjetur u dërgua në laboratorin në Muzeun e Kajros për kërkime të nevojshme.

“Libri i të vdekurve”, i cili përmban fraza fetare që besohet se udhëzon të vdekurit, njihet si një libër fetar i përdorur në ritet funerale në Egjiptin e lashtë midis viteve 1550-50 para Krishtit.

– Rajoni Saqqara është gjithashtu i regjistruar në UNESCO

Rajoni i Saqqara-s, i cili është shtëpia e objekteve nga dinastitë faraonike të Egjiptit të lashtë, perandoritë e lashta greke dhe romake dhe konsiderohet një muze i hapur, është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1979.

Kategoritë
BotaLajme