“Sarajeva shehër i bukur”

Xhamija e Gazi Husrev-Begut në Sarajevë është ndërtuar në vitin 1530/1531. Për rreth saj janë ndërtuar Mejtepi, Medresja, Bezistani, dhe Hamami.

Xhamia e Gazi Husrev-Begut është jo vetëm një nga xhamitë më të bukura në botë, por ka një veçanti, është xhamia e pare në botë që është elektrifikuar, në vitin 1898, gjatë periudhës së Perandorisë Austro- Hungareze.

Me rastin e 400 vjetorit të themelimit të Medresesë së Husrev-Begut themeluar më 8 Janar 1537, në vitin 1937. ishin ftuar personalitete të ndryshme nga vende të ndryshme. Në këtë përkujtim, ishte i ftuar edhe hoxha i nderuar nga Gjakova, Mulla Beqir Baraku, i cili ishte edhe arsimtar, poet, aktor, këngëtar. Mulla Beqir Efendi Baraku si dëshmitar okular kur e pa Xhaminë e Begovës, bukurinë e saj me aq shumë drita, aty për aty e shkroi poezinë, Sarajeva Sheher i Bukur, cila është shdërruar në këngë dhe këndohet edhe sot e kësaj dite! /M.Yvejsi /Gazetaere.com/

SARAJEVA SHEHËR I BUKUR

Sarajeva sheher i bukur
rreth e m’rreth me teferixhe.
Ke Milasken dhe Podrastfen,
e ndigjohet deri n’Iligje.
Moj xhamia e Begoves,
ti qe m’je ne sy Kosovës,
Dymb’dhjetmij mysafir t’kanë ardhë
trembedhjetmij drita tu kanë kallë.
N’shadravanin e Hysrev Begut
aty bijshin muzika’t.
Sa mire bijshin e galdisshin,
rrokshin marshet e lirisë.

Kategoritë
Kulturë