Saranda Bogujevci rrënqethë me rrëfimin e saj: Me humb një pjesë të familjes është shumë e vështirë

Deputetja, Saranda Bogujevci, ishte protagonistja e kësaj jave në rubrikën “Prej zemrës” të emisionit “Kendiv”.

Aty, ajo ndau dy momentet më të lumtura dhe më të vështira të jetës së saj. Sa i përket pjesës së fundit, ajo ndaloi te humbja e një pjese të familjes së saj gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gazetar: Shpend Lipa

Në rrëfimin e saj, Bogujevci tregoi se çfarë do t’i thoshte po t’i kishte përballë ata që i vranë anëtarët e familjes.

Ndërkohë, pati edhe një mesazh shumë frymëzues se si të tejkalohen momentet e vështira.

Kategoritë
LajmeVendi