Cristiano Ronaldo është vënë sërish në qendër të kritikave të publikut në Arabinë Saudite, pasi doli në qendër të vëmendjes me një gjest të shëmtuar.
Portugezi luajti me Al-Nassr-in e tij në një ndeshje jashtë fushe kundër Al-Shabab dhe tifozët brohorisnin emrin e Lionel Messit nga tribuna.
Fillimisht Ronaldo reagoi duke i vënë dorën te veshi, sikur nuk i dëgjonte, por në një moment padyshim që e humbi durimin dhe i kapi me dorë bigëzën.
Messi has ruined Ronaldo’s mental health😭😭pic.twitter.com/0fGxKNX5jJ
— J☔ (@Shadygize) February 25, 2024
Kamerat e transmetuara televizive nuk e kapën momentin, por fansat me celularët e tyre, kështu që pamjet u përhapën shpejt në rrjetet sociale.
Gazeta saudite Asharq al-Awsat raportoi se Federata Kombëtare e Futbollit (SAFF) kishte hapur një hetim për incidentin pasi e kishte deklaruar lëvizjen e portugezit “të pamoralshëm”.
Ronaldo duhet të dënohet për imoralitet dhe nëse do të jetë gjobë apo edhe pezullim do ta zbulojmë sot apo më së voni nesër.