Turneu Six Kings Slam, i cili tërhoqi shumë vëmendje edhe pse ishte një ekspozitë, po përfundon sonte dhe do të mbahet mend gjatë nga legjenda spanjolle Rafael Nadal, i cili zyrtarizoi fundin e karrierës së tij dhe në nder të kësaj, nga sauditët mori një raketë prej ari.
Nadal u paraqit me pesë nga legjendat e tjera të tenisit botëror dhe për këtë mori një shpërblim spektakolar. Përveç një milion e gjysmë dollarëve fillestarë, që të gjithë i marrin vetëm për pjesëmarrje, Nadal mori dhuratën më spektakolare dhe më të shtrenjtë në karrierën e tij – një raketë prej ari.
#Nadal presented with a Gold Tennis Racket on his forthcoming retirement from his Excellency at the #RiyadhSeason pic.twitter.com/cb71SEeQpo
— Elon’s Girlfriend 🤣 (@loveofmusic121) October 19, 2024
Pas humbjes ndaj Novak Gjokoviqit në duelin e fundit të këtij rivaliteti të madh në karrierën e tij, Nadal mori nga Turki Al Sheikhu, përfaqësuesi i organizatës Riyadh Season, një dhuratë të veçantë – raketën prej ari.
Turneu tashmë ishte në qendër të kritikave publike, pasi në këtë ekspozitë u ofruan shpërblime më të mëdha se në turnetë konkurruese gjatë gjithë vitit, përfshirë edhe ato më të mëdhatë, dhe sauditët në fund u siguruan që Nadalin ta përcjellin në pension me një dhuratë luksoze.
Turki Al Sheikh, pas përfundimit të duelit, doli në fushë si organizator dhe i dorëzoi Nadalit një çantë. Kur tenisti spanjoll nxori nga ajo raketën prej ari, të gjithë mbetën të habitur. Raketa prej ari ishte në madhësi natyrale.
Një shembull i tillë u pa për herë të fundit në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar në turneun ATP në Antwerp të Belgjikës. Atëherë, raketa prej ari i jepej fituesit të atij turneu, duke aluduar në rëndësinë e këtij qyteti që ishte kryeqyteti i tregtisë së arit.
Për fund, të kujtojmë se Gjokoviqi mposhti Nadalin me rezultat 6:2 dhe 7:6 në ndeshjen për vendin e tretë, ndërsa sonte në finale do të luajnë Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner, duke luftuar për gjashtë milionë dollarë.