Save the Children: 85% e fëmijëve të anketuar mendojnë se Kosova duhet të bëjë më shumë për bullizmin kibernetik

Organizata “Save the Children” ka lansuar raportin “Zërat e Rinj” – një anketë mbarëkombëtare e cila i reflekton perspektivat e mbi 1200 fëmijëve në mbarë Kosovën për sigurinë, bullizmin, shëndetin mendor dhe pjesëmarrjen e tyre.

Veton Kryeziu, përfaqësues i “Save the Children”, tha se shpreson që raportin dhe rekomandimet e dala nga ky raport do të shërbejnë si udhëzues për fëmijët.

“Po e lansojmë një raport shumë të rëndësishëm të cilën ‘Save the Children’ e ka realizuar në bashkëpunim me grupet e udhëhequra nga fëmijët. Shpresojmë që këtë raport fëmijët kanë me përdor dhe me i dërgu përpara pikëpamjet e rekomandimet e tyre se s’i dëshirojnë t’i shohin të drejtat e tyre, si dhe respektimin e tyre”.

“Sot është 1 qershori dita e fëmijëve edhe kjo ditë është një ditë që lidhet me historinë e ‘Save the Children’ pasi në vitin 1924 themeluesja e ‘Save the Children e shkroi dhe e prezentoi deklaratën për të drejtat e fëmijëve në lidhjen e kombeve që u bë bazë në konventën për të drejtat e fëmijëve e cila edhe sot është në fuqi”.

Në vazhdim u lansua një video e titulluar “Zërat e rinj”,  me ç’rast disa fëmijë kanë folur për problemet që ata i shqetësojnë si bullizmi online, mungesa e psikologëve në shkolla, mungesa e respektimit të drejtave të fëmijëve etj…

Puhiza Shemsidini nga grupi i udhëhequr nga fëmijët “Respect Our Rights” apo “Respektoni të drejtat tona”,  foli rreth rëndësisë së pjesëmarrjes së sigurte dhe kuptimplotë të fëmijëve për të informuar vendimmarrësit për çështjet që ndikojnë në të ardhmen e fëmijëve në Kosovë.

“Grupi jonë është grup i fëmijëve që kemi për qëllim avokimin për të drejtat e fëmijëve. Sot mundësinë na ka dhënë Save the Children të përfaqësojmë zërin e fëmijëve të Kosovës, duke shpresuar që do të dëgjohet fjala jonë. Sot është 1 qershori, por s’mund të them që po festojmë ku shumë shok e shoqe, fëmijë akuzohen seksualisht, përdoren armë të ftohta, kur shoku jem me aftësi të kufizuara nuk mund të qaset në shkollë, nuk mund të ndihem e lumtur kur shumë fëmijë rrehen me vizore nëpër shkolla, kur ambienti është i ndorur etj”, tha ajo.

“Unë si 16 vjeçare frikësohem me dal në lagjen time se s’kam siguri prej dhunës, bullizmit, nuk ndihem e sigurt as në shkollë, as në polici”.

“17% e fëmijëve tallë apo kurrë nuk ndihen të sigurt të dalin në qytete mbrëmjeve”.

“Siguria nuk ka të bëjë vetëm me atë fizike, ne kemi  edhe bullizmin kibernetik. Sipas raportit 85% mendojnë se Kosova duhet të bëjnë më shumë për bullizmin kibernetik”, tha Shemsedini.

Ajo njoftoi se shëndeti mendor i fëmijëve është në gjendje shqetësuese, shtuar kësaj edhe periudhën me pandeminë.

“7 nga 10 fëmijë në Kosovë raportojnë se ndihen të mërzitur e të dëshpëruar. Kjo duhet të jetë alarm për institucionet. Të informohen më shumë nxënësit për sheshimet e shëndetit mendor në komuna, të krijohen fushata vetëdijësuse, të ofrohet ndonjë mundësi për psikologjikë falas, të trajtohen mësimdhënësit për të mos lënduar shëndetit psikologik të nxënësve”, tha Shemsedini.

Ajo tha se vetë fëmijët munden me ditë se ku është zgjedhja e problemeve

“12% e fëmijëve kanë deklaroi që kurr skanë pas mundësi ti paraqësin mendimet e tyre”.

Ajo bëri thirrje që të merren parasysh zërat e fëmijëve, për rekomandimet e kërkesat e shqetësimet e tyre.

Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Kosovë, tha se të drejtat e fëmijëve duhet të respektohen çdo ditë.

“Jemi të lumtur sot që jemi me këtë aktivitet të përbashkët që po lansohet ky raport nga zërat e rijnë të fëmijëve një raport që është bërë nga nevojat që kanë pa në kuptimin praktik. Kjo la me kuptu që zërat e tyre duhet me i dëgjua çdo ditë. Raporti që publikohet është kontribut dhënës për punën e institucioneve. Këto që i përmendi Puhiza që kanë të bëjnë me sigurinë, ato në aspektin e edukimit, është një gamë e madhe që institucionet tona kanë përgjegjësi në bazë të kushtetutës dhe ligjeve për të marr veprime për mbrojtjen e fëmijëve tanë”.

“Për të punuar dhe për të marr veprime konkrete nga ana e institucioneve kërkohet një bashkëpunim i gamës së madhe të institucioneve dhe të organizatave e shoqërisë civile dhe të kemi atë partneritetin me fëmijët. Se pa fëmijët nuk mund të bëjmë asnjë lëvizje për të sjellë progres”.

Gerti Dreni nga kuvendi Komunal i udhëhequr nga fëmijët në Gjakovë, tha se duhet të jetë një bashkëpunim më i madh i nivelit qendror me atë lokal sa i përket të drejtave të fëmijëve.

“Jam i nderuar që jam pjesë e lansimit të raportorit i cili shpreh më së miri preokupimet e komunitetit tonë ku janë përfshirë 16 komuna.  Fëmijëve të secilës komunë duhet t’u njihet e drejta për planifikimin e buxhetit komunal.. ankesat që u drejtohen nga fëmijët zakonisht refuzohen e justifikohen se fajin e ka nivel qendror”.

Ai tha se duhet të ketë bashkëpunim më të mirë të nivelit qendror me atë lokal. “Nuk mund të trajtojmë problemet tona psiqike në mungesë të psikologëve. Shumica prej të anketuarve ndjejnë stres për notat e tyre, gjë që mund të anashkalohet presioni i mësimdhënësit”.

“Shumë probleme që kërcënojnë ekzistencën tonë nuk janë të adresuara në lëndë shkollore”.

Në fund ai dha rekomandime për të cilat shpresoi që do të merren parasysh.

Kanarina Shehu- Efendija, menaxhere e zhvillimit dhe cilësisë së Programit Save the Children Kosovo, tha se përmes këtij hulumtimi u’a kanë mundësuar fëmijëve që t’i shprehin ndjenjat dhe problemet e tyre.

“Si Save the Children jemi krenar që përmes këtij publikimin u’a kemi mundësuar fëmijëve që të shprehin ndjenjat dhe problemet e tyre”.

“Përmes këtij hulumtimin ne i bashkohemi fëmijëve që kanë marr pjesë më këtë hulumtim dhe janë duke avokuar sot me 1 qershor. Bëjmë thirrje te institucionet duke filluar nga shkollat, qeveria lokale etj, që të investojnë e të shpenzojnë fonde në intervenime që i’u mundësojnë fëmijëve të jenë të mbrojtur dhe të kenë qasje në arsim cilësor ..”, tha ajo.

Linda Hoxha, PhD, hulumtuese e “Zërat e rinj”, autorja e këtij raporti, tha se për herë të parë një kësi  hulumtimi ahte realizuar në vitin 2016. “Unë kisha fillu me një agjendë të shkurtuar të prezantimit të këtij raporti. I kemi pas 1242 rapsodët që e bënë hulumtimin kredibile dhe të vlefshëm. Bërthama e hulumtimit kanë qenë temat si:  pjesëmarrja e fëmijëve në vendimmarrje, arsimi, siguria ndryshimet kilmatike, mjedisi, çështjet që lidhen me pandeminë, si dhe shëndeti mendor. Procesi i mbledhjes së të dhënave u realizim gjatë tetorit 2021”, tha ajo.

Ajo njoftoi se kanë qenë 10 hulumtues në terren të trajnuar  në 16 komuna të Kosovës më 24 lokacione në komuna të përzgjedhura në mënyrë të rëndomtë.

“Fëmijët e kanë plotësuar pyetësorin, kanë pasur pëlqimin e prindërve të cilët kanë nënshkruar lejen për t’u përfshirë fëmijët e tyre në këtë hulumtim. Në këtë hulumtim kanë që tw targetuar fëmijët prej klasës 6 deri në klasën 10, mosha 12 deri në 16 vjet”.

“84% e fëmijëve mendojnë se është e rëndësishme që politikanët të dëgjojnë atë që thonë fëmijët. Fëmijët ndihen të dëgjuar posaçërisht të dëgjuar në fushatën elektorale dhe e kanë ndjenjën se pas asaj kohe nuk kanë ndonjë feedback”.

Sa i përket ndryshimeve klimatike dhe mjedisit, hulumtuesja Linda Hoxha tha se 65 % e fëmijëve kanë thënë se Kosova duhet të bëjë më shumë drejtë adresimit të ndryshimeve klimatike.

“65% e fëmijëve deklaruan që Kosova duhet të bëjë më shumë për t’i adresuar ndryshimet klimatike dhe për t’u angazhuar në zhvillim të qëndrueshëm…40% e fëmijëve kanë deklaruar që për shkak të klimës jetesa e tyre do të jetë ndryshe nga ajo e prindërve të tyre. 85% e fëmijëve nuk kanë marrë pjesë në ndonjë nismë për ngritjen e vetëdijes dhe ndikimet që kanë ndryshimet klimatike. 50% e fëmijëve janë ndjerë të mërziture ose në ankth për shkak të ndryshimeve klimatike”.

Kategoritë
LajmeVendi