SBASHK protestë para MASHTI, Jasharaj: Nagavci është kundër punëtorëve të arsimit

Qindra punëtorë të arsimit janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit për të protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), hodhi kritika në adresë të Qeverisë Kurti.

“Ministja Nagavci as edhe një herë nuk u bë zë i të punësuarve në arsim dhe as edhe një herë nuk foli në Qeveri e nuk kërkojë të debatohej për kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit. Ajo u mundua ta mohoj e zhvleftësojë një anshëm Kontratën Kolektive të Arsimit dhe atëherë deklaronte se do të bisedohet për Kontratën e re, por shihet se e ka pasur vetëm si deklaratë sepse tani e sa muaj i kemi drejtuar kërkesa për dialog lidhur me Kontratën dhe më 2 tetor ia kemi dorëzuar draftin e ri të Kontratës Kolektive të Arsimit. Por,ajo nuk do dialog e as negocim dhe mos të harrojë Ministrja Nagavci se duke qenë kundër Kontratës së re Kolektive të Arsimit është kundër punëtorëve të arsimit sepse Kontrata është bazament që siguron dhe garanton të drejtat legjitime të punëtorëve arsimor dhe nuk lejon qe dikush t’i shkel ato”, u shpreh Jasharaj.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi