SBAShK-u: Mos përmbushja e kërkesave të punonjësve të arsimit rezulton me grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka vazhduar konsultimet gjatë fundjavës me kryesinë dhe udhëheqësit sindikalë nga nivelet komunalë dhe universitarë, raporton Ekonomia Online.

Në njoftim thuhet se konsultimet janë realizuar për të vlerësuar rrjedhën e protestës së 4 dhjetorit, në të cilën morën pjesë rreth 2 mijë udhëheqës sindikalë nga çerdhet deri në universitetet e vendit.

Ky takim u zhvillua për të diskutuar hapat e ardhshëm sindikale, si edhe për të përcaktuar veprimet që do të merren në varësi të situatës aktuale dhe reagimeve të institucioneve shtetërore”.

Kjo sindikatë thekson se në rast se situata përkeqësohet dhe nuk ka reagim nga autoritetet shtetërore, qeveria, dhe veçanërisht ministrja Nagavci, do të mbajnë përgjegjësinë për çdo pasojë që mund të vijë nga një grevë e mundshme dhe nga mospërmbushja e kërkesave të punonjësve të arsimit.

“SBASHK-u përgëzon kryetarët dhe anëtarët e kryesive të sindikatave për pjesëmarrje masive në protestë dhe për qëndrimin e tyre të dinjitetshëm, por shkreh kritika të arsyeshme ndaj ministres Nagavci, e cila as pas këtij veprimi sindikal nuk reflektoi dhe prandaj u mor vendim që t’i dërgohet edhe një shkresë me kërkesën për takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe që të caktojë përfaqësuesit e MASHTI-t në komisionin e përbashkët për të nisur negocimin për kontratën e re kolektive të arsimit”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi