SBASHK’u i drejtohet anëtarësisë: Ta pezullojmë grevën deri në janar, mësimi të fillojë nga 3 tetori

Këshilli Grevist i SBASHK-ut po kërkon nga anëtarët e saj pezullimin e grevës deri në janar, duke theksuar si datë të mundshme 3 tetorin për fillimin e procesit mësimor.

Në letrën e tyre dërguar edhe mediave thuhet se mësimdhënësit janë nëpërkëmbur në vitet e 90-ta dhe njësoj kanë përjetuar nëpërkëmbje që nga muaji i kaluar.

“Qeveria inatçore vazhdoi me nëpërkëmbjen e mësimdhënësve, duke na quajtur jo vetëm analfabetë por edhe ‘të shitur’ të agjendave armiqësore madje edhe vegla të partive opozitare, që është orvatje patetike dhe infantile. Qeveria tregoi se nuk e ka prioritet zhvillimin e arsimit përmes angazhimit cilësor dhe të dinjitetshëm të mësimdhënësve”, thuhet në reagimin e tyre.

Kategoritë
LajmeVendi