SBASHK’u pas vendimit të Qeverisë për 50 eurot shtesë: Do ta diskutojmë e anëtarësinë dhe do të marrin qëndrim

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka thënë se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e sektorit publik prej 50 eurove për tre muaj, nuk është realizuar asnjë kërkesë e tyre.

Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ajo që ka deklaruar kryeministri dhe ministri i Financave nuk është bërë në marrëveshje me ta, dhe se në asnjë rast nuk janë konsultuar dhe se nuk janë ulur bashkë në takim.

Kategoritë
LajmeVendi