Scholz e Macron apel Putinit: Rinis dialogun me Zelensky, presidenti rus u kërkon të mos i dërgojnë më armë Ukrainës

Në vazhdimin e negociatave dhe ndërhyrjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, presidenti francez Macron dhe kancelari gjerman, Scholz zhvilluan një bisedë telefonike të përbashkët me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin.

Presidenti rus, iu kërkoi liderëve perëndimorë të mos dërgojnë më armë në Ukrainë, në të kundërt kjo gjë do të përshkallëzonte me tej situatën dhe konfliktin.

Tre liderët diskutuan dhe për rrezikun e krizës ushqimore, me Putin që premtoi se është i gatshëm të lehtësojë kalimin e grurit, përfshirë atë ukrainas, përmes porteve nga Deti i Zi.

Thirrjes së Macron dhe Scholz për bisedime serioze me Zelensky, Vladimir Putin u shpreh se Rusia është e gatshme të rinisë dialogun me Kievin, pa folur për një takim të mundshëm mes dy liderëve.

Mes të tjerash, presidenti francez dhe kancelari gjerman, i kërkuan gjatë telefonatës liderit rus që të lirojë 2500 ushtarët ukrainas që u kapën rob pas dorëzimit nga Azovstali.

Kategoritë
BotaLajme