Scholz ia tha në sy Vuçiqit: Lufto krimin e organizuar dhe garanto lirinë e mediave

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për takimet e sotshme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Berlin.

Agjencia ka raportuar që Scholz i ka kërkuar Vuçiqit që Serbia t’i vazhdojë reformat, përfshirë luftën ndaj krimit të organizuar dhe garantimin e lirisë së mediave, për t’i realizuar ambiciet e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian..

“Për Serbinë është e rëndësishme që të vazhdojë rrugën e saj me reformat, ku përfshihet liria e mediase dhe luftimi i krimi të organizuar”, ka thënë Scholz në një konferencë të përbashkët me Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

Një konferencë të përbashkët, Scholz e ka mbajtur edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku e ka bërë të qartë se ai e sheh Ballkanin Perëndimor si pjesë të Evropës.

“Në të ardhmen, të gjitha shtetet (e Ballkanit Perëndimor) duhet t’i takojnë Bashkimit Evropian”, ka thënë Scholz, duke premtuar se do të bëjë çfarë të mundet për ta bërë më të lehtë procesin.

Siç shkruan Reuters, në pjesën e dytë të vitit Scholz do të udhëtojë në Ballkan, për t’i vizituar Malin e Zi, Bosnjë Hercegovinën, Maqedinë Veriore dhe Shqipërinë, por gjithashtu edhe Kosovën dhe Serbinë. Ai ka kërkuar bashkëpunim mes shteteve.

Kategoritë
LajmeRajoni