Scholz: S’ka asgjë më keq se t’u japësh miliona njerëzve shpresa të rrejshme, Ballkani të hyjë në BE

Kancelari gjerman Olaf Scholz, duke folur mbi qëllimet e presidentit rus mbi ndarjen e botës dhe ndikimin e Rusisë në pjesë të caktuara të botës, tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në Bashkimin Europian dhe se kjo duhet bërë realitet.

Në një opinion të gjatë të shkruar për Foreign Affairs, Scholz thotë se për këtë qëllim është i përkushtuar edhe personalisht, raporton Gazeta Express.

“Putini donte ta ndante Europën në zona ndikimi dhe ta ndante botën në blloqe fuqish të mëdha dhe shtete vasalë. Në vend të kësaj, lufta e tij ka shërbyer vetëm për të avancuar BE-në. Në Këshillin Europian në qershor të 2022-ës, BE-ja i dha Ukrainës dhe Moldavisë statusin e “vendeve kandidate” dhe ripohoi se e ardhmja e Gjeorgjisë është me Europën. Ne ramë dakord gjithashtu që anëtarësimi në BE i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet më në fund realitet, një synim për të cilin jam i përkushtuar personalisht. Kjo është arsyeja pse unë kam ringjallur të ashtuquajturin Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të thellojë bashkëpunimin në rajon, duke afruar vendet dhe qytetarët e tyre dhe duke i përgatitur ata për integrimin në BE”, ka shkruar Scholz.

Kategoritë
BotaLajme