Së paku 30 persona janë lënduar në një aksident të tmerrshëm me tramvaje në Strasburg

Të paktën 30 persona janë lënduar në një aksident të rëndë ku janë përfshirë dy tramvaje në qytetin francez të Strasburgut. Në vendngjarje gjendet një numër i madh i shërbimeve të ndihmës së parë.

Sipas mediave lokale, tramvajet janë përplasur në një tunel të stacionit, sot pasdite. Pesë persona janë në gjendje kritike sipas vlerësimeve të para, ka raportuar gazeta franceze Actu17.

Faqja e lajmeve ka shtuar se një gabim në kalimin e shinave mund të ketë qenë shkaku i aksidentit. Mendohet se një nga tramvajet është larguar aksidentalisht nga shinat e tij përpara se të përplasej me tramvajin tjetër.

“Qarkullimi i tramvajeve është ndërprerë në të dy drejtimet në stacionin e Strasburgut pas aksidentit,” deklaroi policia franceze.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë njerëz që përpiqen të hapin dyert e tramvajit ndërsa tymi mbush stacionin nëntokësor pas aksidentit.

Zyrtarët në Strasburg më vonë shtuan se aksidenti me tramvaje ndodhi në stacionin Gare Centrale të qytetit. Ata thanë gjithashtu se “burime të shumta” u dërguan në vendngjarje dhe u kërkuan pasagjerëve të shmangin Place des Halles, Gare dhe Boulevard du Président Wilson.

Kategoritë
BotaLajme