“Së pari normalizimi, pastaj targat” – agjenda që përplasi keq sot Kurtin e Borellin

Pak pasi Përfaqësuesi i Lartë Josep Borell konstatoi se Kosova ishte ajo që nuk u pajtua me propozimin e BE’së për targat, para mediave doli Kryeministri Albin Kurti, i cili tregoi se do ta pranonte këtë propozim nëse Borell e Lajcak do të merreshin me marrëveshjen e madhe e jo veç më çështjen e targave.

Propozimi i Borell ishte që Kosova të heq dorë nga gjobat që fillojnë nga data 22 nëntor (nesër), ndërsa Serbia nga lëshimi i targave KM që janë shpallur ilegale nga Kosovë. Vuçiq tha se është pajtuar me këtë propozim.

Kurti kërkoi edhe e diçka tjetër.

“Për ne kjo është e papranueshme, nëse nuk shoqërohet me dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve . E në propozimin që e na e kanë sjellë neve zotërinjtë Borell dhe Lajcak, madje, ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023. Pra, që ne po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re, për një marrëveshje që arrihet para marsit të viti 2023.  Me keqardhje mund të them që ndërmjetësi, në këtë rast z.Borell,  praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit të 2023 dhe nga propozimi i BE’së për normalizim të marrëdhënieve” tha Kurti kur doli nga ndërtesa e BE’së, ku qëndroi gjithë ditën me ndërmjetësit dhe me Vuçiq.

Tutje ai e shpotiti pak Borellin edhe për insistimin e tij që plani franko -gjerman të shpallet europian.

“Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023. Në anën tjetër, propozimi gjithashtu është i BE’së.  Kur u takuam në Paris, në kuadër të Forumit për Paqe Borell tha se propozimi nuk është franko -gjerman, është i BE’së por i mbështetur nga Franca e Gjermania. Në rregull pra edhe ne ashtu do ta quajmë, por sot ai hoqi dorë”.

“Unë jam i gatshëm që të vijë këtu të zhvillojë takime, gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë – marrëveshja finale me normalizim të plotë të marrëdhënieve që ka njohjen reciproke në qendër dhe çështjet aktuale që janë të natyrave të ndryshëm edhe si puna e këtyre targave, por nuk bën njëra pa tjetrën” shtoi Kurti.

Ambasadori i Kosovës Agron Bajrami i cili ka qenë pjesë e delegacionit pas deklaratave të Kurtit ka bërë një postim në Tëitter. Aty ka thënë se propozimi për pezullimin e gjobave dhe heqja dorë e Serbisë nga lëshimi i targave ilegale dhe fillimi i bisedimeve për normalizim.

“Në takimin urgjent të thirrur nga Josep Borrell, Kosova ka propozuar t’i pezullojë fazat e mëtejshme për targat, në këmbim që Serbia të ndalojë së lëshuari targa ilegale dhe BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania e Franca. Çuditërisht, kjo u refuzua”, ka shkruar Bajrami në Tëitter.

Kategoritë
LajmeVendi