Sekretari amerikan pretendon: Bota do të ishte më e sigurt sikur në Lindjen e Mesme të kishte më shumë vende si Izraeli

“Bota do të ishte një vend më i sigurt dhe më i mirë sikur në Lindjen e Mesme të kishte më shumë vende si Izraeli”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pretendon se “bota do të ishte më e sigurt sikur në Lindjen e Mesme të kishte më shumë vende si Izraeli”.

Këto vlerësime Rubio i bëri në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë vizitës së tij në Izrael.

Rubio i cili zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Izrael që kur presidenti Donald Trump mori detyrën tha se “Bota do të ishte një vend më i sigurt dhe më i mirë sikur në Lindjen e Mesme të kishte më shumë vende si Izraeli”.

Ai theksoi se administrata e Trumpit do të vazhdojë të mbështesë Izraelin.

– Sulmet e Izraelit ndaj Palestinës

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës nga 7 tetori 2023 deri më 19 janar 2025 kur hyri në fuqi armëpushimi, kanë humbur jetën 61.000 palestinezë, përfshirë më shumë se 14.000 persona të zhdukur nën rrënoja.

Ndërkohë që nga 7 tetori 2023 e deri më tani 916 palestinezë përfshirë 167 fëmijë, janë vrarë dhe rreth 7.000 të tjerë janë plagosur në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar.

Kategoritë
BotaLajme