Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë komenton organizimin e Kampionatit Evropian për U21 së bashku me Shqipërinë

Shqipëria e Serbia të jenë nikoqire të Kampionatit Evropianit U21 të vitit 2027.   

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Branko Radujko ka komentuar vendimin e UEFA-s që Shqipëria e Serbia të organizojnë bashkë këtë garë. 

Sipas Radujko, vendimi i UEFA-s është shumë domethënës, ndërsa Euro 2027 do të jetë më shumë se turne futbollit. 

“Ky do të jetë turneu më i madh i futbollit në histori të Serbisë, ngjarje që do t’i tregojë botës se çka është e mundur kur njerëzit fokusohen në qëllim të përbashkët, të inspiruar nga fuqia e futbollit”.  

“Si i tillë, ai është një trampolinë për përmirësimin e stadiumeve dhe ambienteve të tjera të futbollit në të gjithë vendin, me mbështetjen e UEFA-s”.  

“Do të krijohet një trashëgimi e qëndrueshme që do të frymëzojë brezin e ardhshëm të lojtarëve, vullnetarëve dhe tifozëve të futbollit në të dy vendet”, ka thënë Radujko. 

Kur Shqipëria kishte marr vendim që të aplikojë së bashku me Serbinë, ishte bërë zhurmë e madhe, ndërsa Tifozat Kuqezi kishin organizuar protestat para FSHF-së, por edhe në stadiumin “Air Albania”. 

Por të gjitha këto nuk u dëgjuan nga kreu u FSHF-së, Armand Duka, i cili vazhdoi me idenë e tij për organizimin e këtij eventi.

Kategoritë
Lajme