Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg mbërrin për vizitë në Ukrainë

Vizita e kreut të NATO-s është e para në atë vend që nga fillimi i luftës ruso-ukrainase në shkurt të vitit të kaluar

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbërriti sot për vizitë në Kiev të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë Stoltenbergun duke bërë homazhe për ushtarët e rënë ukrainas në sheshin “Mihael” në qendër të Kievit.

Vizita e kreut të NATO-s është e para në atë vend që nga fillimi i luftës ruso-ukrainase në shkurt të vitit të kaluar.

Kategoritë
BotaLajme